Banka e Shqipërisë bën të ditur se, depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 205.4 miliardë lekëve, në rritje me 2.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas BSH-së, në muajin qershor norma mesatare e interesit të depozitave të reja me afat në lekë arriti në 2.02%.
Interesi i depozitave është rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 2023, kur shënonte nivelin 1.64%, si edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë, kur kishte qenë 1.46%.
Rritja e normave të interesit të depozitave po nxitet nga një kërkesë më e lartë e sektorit bankar për fonde në monedhën vendase për monedhën vendas nga sektori bankar. Në pjesën e parë të këtij viti po vërehet një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë në monedhën vendase./ata