Burri më i moshuar në botë, Juan Vicente Perez Mora nga Venezuela ndërroi jetë në moshën 114-vjeçare.
Presidenti venezuelas Nicolas Maduro në postimin e tij në platformën X, njoftoi se Perez ka ndërruar jetë në moshën 114-vjeçare në shtetin Tachira.
I lindur në maj të vitit 1909, Perez kishte 11 fëmijë, 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stër-stërnipër.
Rekordet botërore të Guinness e shpallën Perez njeriun më të vjetër në botë në vitin 2022.
"Në moshën pesë vjeçare, ai filloi të punonte në ara me babanë dhe vëllezërit e motrat, duke ndihmuar në korrjen e kallam sheqerit dhe kafesë", e njoftoi Guinessi atë në vitin 2022.
Perez, i cili e siguronte jetesën si fermer, shërbeu gjithashtu si sherif./aa