Ka ndërruar jetë Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Lajmi është bërë publik nga vetë ish-ministri i Brendshëm, përmes një letre nga burgu, të cilët e kanë publikuar njerëzit e tij të afërt në rrjetet sociale.

 

Postimi i Tahirit:

 

O Ba, si nuk më prite?

 

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

 

Të ndritë shpirti atje lart!

 

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

 

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

 

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

 

Të dua shume Ba!

 

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

 

Përgjithmonë!

 

Njoftim nga Familja:

 

Varrimi bëhet nesër datë 16 Mars, ora 11:00

 

Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302.