Një delegacion i përbashkët shqiptaro-amerikan i grave në fushën e zbatimit të ligjit ishte në Çikago këtë javë në takimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur sot se delegacioni përfshin zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë dhe Departamenti i Drejtësisë – ICITAP.
“Duke iu bashkuar përfaqësuesve nga më shumë se 70 vende, ato po nxisin bashkëpunimin global dhe po fuqizojnë gratë në zbatimin e ligjit. Këtë javë, ato festuan Ditën e Trashëgimisë Kulturore në IAWP 2024 me Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe drejtorin e ICITAP, Gregory Ducot”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës së SHBA-së./ata