Në kryeqytetin e Katarit dje u hap Ekspozita e 8-të Ndërkombëtare e Gjuetisë dhe Skifterëve.

Ekspozita është e organizuar në Fshatin Kulturor “Katara” nga Drejtori i Përgjithshëm, Dr. Khalid bin Ibrahim al-Sulaiti.

Ekspozita, e ndjekur nga ambasadorë dhe përfaqësues të shumtë diplomatikë, shfaq pajisje moderne për gjueti, safari dhe kamping, si dhe artikuj luksoz të punuar me dorë./aa