Banka e Shqipërisë bëri të ditur se për tetë muajt e parë të këtij viti nëpërmjet sistemit të pagesave AIPS Euro janë kryer gjithsej më shumë se 206 mijë transferta kombëtare në euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transfertat kombëtare në euro janë rritur me 34%.

Për 8-mujorin e vitit 2024, vlera totale e transaksioneve ka arritur në 3.3 miliardë euro, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në veçanti, ngritja e një sistemi kombëtar për transfertat në euro ka pasur ndikim pozitiv, sepse i ka ulur ndjeshëm kostot e këtyre transfertave.

Totali i komisioneve të aplikuara për çdo transfertë nuk duhet të jetë më i lartë se 50 euro, pavarësisht nga shuma./ata