Subvencionet mund të bëjnë ndryshimin për një qasje të barabartë në shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime.
Me mbështetjen e Bankës Botërore dhe SECO, Shqipëria po zbaton një reformë të re, e cila zhvendos fokusin nga subvencionimi i ujësjellësave tek personat në nevojë.
BB bën të ditur se, 64,000 mijë abonentë do të përfitojnë çdo vit nga kjo skemë e re që parashikon mbështetje të fokusuar në këtë drejtim.
Sipas BB, përfituesit do të jenë familjet me të ardhura të ulëta, jetimët, familjet e mëdha dhe viktima të dhunës në familje dhe trafikut.
Ndërkohë që subvencionet do të jepen në formën e pikëve në faturat e ujit, të rimbursuara nga ujësjellësat rajonalë.
Reforma e re në këtë sektor synon performancë të fokusuar tek ujësjellësat, rritje të likuiditetit të ujësjellësave përmes përmirësimit të qëndrueshmërisë financiare dhe cilësisë së shërbimit./ata