Fëmijët në konflikt me ligjin kanë filluar vitin e ri shkollor.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi rëndësinë e arsimit në rrugën e tyre drejt rehabilitimit dhe integrimit shoqëror.

Manja bëri të ditur se ata janë pajisur me libra e mjete shkollore.

“Arsimimi është çelësi për një të ardhme më të mirë! Edhe të rinjtë në konflikt me ligjin kanë nisur vitin e ri shkollor, të pajisur me libra e mjete shkollore, si çdo nxënës tjetër”, u shpreh Manja.

Edukimi është një forcë e madhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt./ata