Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi bashkërisht kërkesën ankimore me kërkues Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, dhe kërkesën ankimore me kërkues Dhionisios Alfred Beleri, me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë z. Dhionisios (Alfred) Beleri, propozuar nga koalicioni Bashkë Fitojmë”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesave ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të datë 5 korrik të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë z. Dhionisios (Alfred) Beleri, propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi sot në seancë publike dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, qarku Vlorë, Vangjel Tavos./ata