Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Türkiye (MÜSİAD) ka inauguruar zyrën e përfaqësisë së saj në Shqipëri.

Në ceremoninë e organizuar për inaugurimin e hapjes së MÜSİAD Albania ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme turke, të institucioneve shqiptare dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit nga disa vende.

Zv.ministri turk i Tregtisë, Mahmut Gürcan, në fjalën tij në ceremoni e konsideroi ngjarjen shumë të rëndësishëm për të dy vendet.

Ai tha se ekonomia turke në vijueshmërinë e saj vjen duke u rritur. "I shohim shumë qartë eksportet tona në fushat në të cilat ne jemi shumë të fuqishëm, ku jemi në fushën e prodhimit, punësimit, fushën e menaxhimit dhe në fushën e transportit të mallrave në vende të ndryshme të botës", tha Gürcan.

Gürcan theksoi se tregtia mes Türkiyes dhe Shqipërisë është në rritje dhe në zhvillim. "Investimet që ne do të bëjmë në Shqipëri do të jenë për rritjen ekonomike të shtetit shqiptar. Gjithashtu mirëpresim edhe biznesmenët shqiptarë të investojnë në Türkiye", u shpreh Gürcan.

Ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, në fjalën e tij u shpreh se hapja e MÜSİAD Albania do të ndikojë në fuqizimin ekonomik të të dy vendeve, si Shqipërisë dhe Türkiyes.

"Është një zhvillim shumë i mirë për të gjithë vëllezërit tanë shqiptarë të cilët në fushën e tregtisë dhe biznesit kanë ku të mbështeten dhe të japin kontributet e tyre, që nesër edhe Türkiyes edhe Shqipëria të kenë rritje në zhvillimin ekonomik", tha Atay.

Kryetari i MÜSİAD Albania, Muhammet İşler, u shpreh se do të bëjnë përpjekje të mëdha për të rritur fuqinë ekonomike dhe tregtare të MÜSİAD Albania.

"E konsideroj këtë ditë si historike për Türkiyen dhe marrëdhëniet turko-shqiptare, sepse do të përcjellë dhe angazhojë të gjithë biznesmenët në të ardhmen në suksese për të dy vendet", tha İşler.

Zëvendëskryetari i MÜSİAD-it, Davut Altunbaş, në fjalën e tij u fokusua në aktivitetet dhe përfaqësitë që ka MÜSİAD.

"Ne jemi një rrjet i madh i bizneseve nëpër botë. Ne nuk po punojmë për të fituar për veten tonë, por punojmë për të ndihmuar njerëzit në nevojë", u shpreh Altunbaş.

Gjatë ditës së sotme, nën kujdesin e MÜSİAD Albania u zhvillua edhe takim me përfaqësuesit të biznesit nga Türkiye, Shqipëria dhe vende të tjera. Në takimin e organizuar në formatin B2B, përfaqësuesit e MÜSİAD Albania dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) folën mbi MÜSİAD, bashkëpunimin mes Türkiyes dhe Shqipërisë, bashkëpunimin mes bizneseve dhe klimën e biznesit në Shqipëri./aa