Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka kërkuar sot në Kuvend të mos anashkalohen më seancat plenare dedikuar problemeve të zgjedhësve, ashtu siç u veprua të hënën e kaluar dhe vërejti se nuk ka ndodhru deri ëm sot që të anashkalohet seanca ku pasuritë publike jepen me koncension, si Parku Kombëtar i Butrintit apo Porti i Durrësit.
“Mbas zhvillimit të Javës së Gjelbër, - i drejtua Zhupa nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt, - rregullorja përcakton se duhet të ketë një seancë të dedikuar për çështje të zgjedhësve dhe kjo seancë është në rregullore e sqaruar, rreth 4 orë dhe është shumë e rëndësishme sepse flitet për problemet, hallet e qytetarëve të zonave që ne përfaqësojmë.
Pra, ka një seancë të dedikuar dhe heqja në mënyrë arbitrare nga kryetarja e Kuvendit duke na kthyer një përgjigje dhe duke na thënë se disa deputetë kanë kërkuar që të mos bëhen seancë, është shkelje e rregullores dhe e të drejtave të Kuvendit.
E para, zonja kryetare nuk na ka vënë në dispozicion ndonjë kërkesë me shkrim të protokolluar nga deputetë. Një sms e ardhur nga kryetari i Grupit apo kushdo tjetër në celularin privat të Lindita Nikollës nuk përbën arsye të mjaftueshme për të anuluar një seancë ku flitet për çështje të zgjedhësve.
Këtu asnjëherë këtu nuk është anuluar asgjë kur bëhet fjalë për të dhënë me koncesion, Butrintin, Portin e Durrësit , për të vjedhur fondet e shqiptarëve, po përkundrazi, siç bëtë dhe sot, i fusni me procedurë këtë të hënë që kaloi.”