Ish-ministri Saimir Tahiri, do të dalë nesër disa orë në liri për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Bashkim Tahiri.
Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar se drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do ta shoqërojë atë në ceremoninë e varrimit, ndërsa tashmë kanë nisur procedurat.
I ati i Tahirit, u nda nga jeta ditën e sotme, ndërsa ish-ministri i ka shkruar një letër prekëse nga burgu.
LETRA:
O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!
Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!