Në Tiranë mbahet sot takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim- Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pritja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si dhe Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.
Kjo është mbledhja e dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizim-Asociimit.
Pas mbledhjes së Këshillit, kryeministri Rama, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell Fontelles si dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp./ATSH