Kryeministri Edi Rama ishte në Qafë Thanë, aty ku sot hyn në fuqi programi i ri kufitar "Një ndalesë - Një kontroll" mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, program ky i cili do të lehtësojë lëvizjen mes vendeve.

 

Gjatë fjalës së tij Rama përmendi punimet në Korridorin 8, një projekt madhor, që siç bëri me dije ai po e çojnë para bashkë me Maqedoninë e Veriut.

 

“Në dy anët e kufirit tanimë po punohet konkretisht në terren për ndërtimin e këtij korridori. Ne kemi dy kantiere të hapura dhe jemi në prag të hapjes së dy kantiereve të tjera sepse e kemi ndarë në 4 pjesë ndërtimin e Korridorit 8 dhe kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish-rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit europian të infrastrukturës. Ka qenë shumë e vështirë dhe më në fund ja kemi dalë në Samitin e Tiranës mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian dhe kjo na jep një tjetër energji pozitive, por na jep dhe një tjetër burim të rëndësishëm mbështetje nga Bashkimi Europian e për këtë arsye kemi pasur dhe para pak ditësh një sait në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë, të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,” – u shpreh Rama.

 

Kryeministri soli në vëmendje dhe punimet për Korridorin Blu ku janë në prag të nisjes së punimeve për disa segmente duke filluar nga segmenti Milot-Balldre pastaj duke vazhduar me segmentin Kashar-lekaj, më tutje me Lekaj-Fier.

 

"Lidhja e Bunës me Balldren përmes urës së re do të jetë gati deri në fund të vitit, pohoi Rama.