Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka publikuar të dhënat e fundit të raportit të OECD ku raportohet se Shqipëria renditet e para përsa i përket dimensionit të punësimit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas ekspertes për çështjet e punësimit, Gertjana Hasalla që është një plus për Shqipërinë, por nuk mjafton duke qenë se jemi vend që aspirojmë BE.
“Raporti është një raport i mirë që ka bërë OECD me të dhëna të sakta sesi Shqipëria ka ecur përpara në gjithë këto vite edhe sidomos në periudhën e mëparshme në të cilën ato kanë bërë krahasimin për vitin 2021, tregojnë që Shqipëria ka ecur përpara në fushën e punësimit. Në disa fusha që at ai kanë marrë në zbatim siç është mjedisi i biznesit, siç janë aftësitë, transformimi digjital dhe aftësi të tjera. Është një plus për ne jemi në vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor por duhet të mendojmë gjithashtu që Shqipëria është një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimti Europian dhe krahasimet e Shqipërisë në këtë pikë nuk duhet të jenë më vetëm me rajonin e Ballkanit dhe gjitha vendet që janë pjesë, por duhet të jenë me BE dhe në këtë krahasim me BE, ka një problematikë në përqindje dhe në ndryshimin që ne kemi me punësimin, qoftë të të rinjve apo me kategorive të tjera në Shqipëri.”
Por sipas Hasallës Shqipëria që të përparojë, duhet të ndjekë rekomandimet e raportit.
“E vërteta është se raporti përveç se bën këtë pasqyrimin e çfarë ndodh konkretisht në vend, bën edhe rekomandime shumë të mira sesi Shqipëria duhet të vazhdojë të eci përpara në këtë rrugëtim që ka nisur. E vërteta është që çka duhet të ndodhi më pas është se duhet të ketë një reformim të mirë.”
Sipas raportit Shqipëria renditet me 3.5 pikë, e ndjekur nga Mali i Zi me 3.4 pikë, më pas Serbia renditet e treta sa i takon dimentsionit të punësimit me 3.1 pikë. Bosnja Hercegovina me 2.2 pikë. Ndërsa Kosova renditet e fundit me 2 pikë./Scan