Për të siguruar një jetë më të mirë me të ardhura më të kënaqshme se ato që ofron vendi ynë, sipas të dhënave nga “EUROSTAT”, gjatë katër viteve të fundit janë lëshuar gati 75 mijë leje qëndrimi nga qytetarët shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Si përherë, punësimi ka qenë aktori kryesor i nxitjes për kërkesën për të emigruar drejt vendeve të BE-së, duke përbërë 33.8% të lejave të lëshuara gjatë këtij periudhe katërvjeçare. Ky trend reflekton dëshirën e vazhdueshme të shqiptarëve për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe mundësitë profesionale jashtë kufijve të vendit të tyre.

Nga 176 vendet e shqyrtuara nga Agjencia e Statistikave të Bashkimit Evropian, Shqipëria renditet e 16-ta për numrin e lartë të kërkesave për leje qëndrimi në vendet anëtare të BE-së. Ky fakt tregon qartë një dëshirë gjithnjë në rritje për të braktisur vendin në kërkim të mundësive më të mira në shtetet më të zhvilluara. Ky fenomen ilustron një trend të dukshëm të mobilitetit të lartë dhe nevojën për të krijuar mundësi më të mira brenda vendit për të frenuar emigrimin.

Nga ana tjetër të dhënat e Censit për vitin 2023 treguan se popullisia e vendit në aktin kohor të 12 viteve ishte reduktuar me 420 mijë banorë dhe se mosha mesatare ishte ishte rritur  35 vjeç në vitin 2011 në 42 në vitin 2023 duke kuptuar që janë pikërisht të rinjtë ata që kërkojnë leje për të punuar në vendet e BE-së.

Nga të dhënat e EUROSTAT vihet re se në 10 vendet e para që kishin kërkuar leje qëndrimi ishin edhe Rusia me Ukrainën. Kjo e fundit ishte në vendin e parë me 307 mijë kërkesa për leje qëndrimi e nxitur kjo sigurisht për shkak të luftës me shtetin Rus./Scan