Menaxhimi financiar transparent, synon një ekonomi më të fortë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato zhvilloi një takim pune me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, ku theksuan se, “menaxhimi financiar transparent dhe i përgjegjshëm është kyç për reformën e qeverisjes dhe thelbësor për shërbime publike cilësore dhe rritje të qëndrueshme”.

Ambasadori Gonzato ndau foto nga ky takim, teksa vuri në dukje se, me ministrin Petrit Malaj diskutoi për rolin e rëndësishëm të Ministrisë së Financave në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gonzato u shpreh për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në këtë drejtim

“Në pritje të punojmë së bashku drejt këtij qëllimi”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato./ata