Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se ka pranuar propozimin që i ishte paraqitur për ta bërë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vend 75 ditë.
Në fjalimin e tij në një ceremoni promovimi të ushtrisë serbe në kryeqytetin Beograd, Vuçiq tha se Serbia ka nevojë për një ushtri të fortë.
Duke theksuar se ka nënshkruar propozimin e dërguar nga Shtabi i Përgjithshëm për ta bërë shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe të zgjasë 75 ditë, Vuçiq tha: “Mendoj se edhe qeveria serbe do ta pranojë këtë. Po ashtu, do të doja të sqaroja diçka. Ne nuk kemi synim për të sulmuar askënd, nuk do ta bëjmë një gjë të tillë”.
Në një deklaratë të mëparshme, Vuçiq dha dritën jeshile për ta bërë shërbimin ushtarak 60 plus 15 ditë të detyrueshëm për burrat dhe tha se gratë gjithashtu mund të regjistrohen “vullnetarisht”.
Ndryshe, në votimin e Kuvendit të Serbisë në vitin 2010, ishte vendosur që shërbimi ushtarak të mos jetë i detyrueshëm./aa