Viti i ri shkollor për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Llazar Kuli” në Perondi të Kuçovës nisi në një godinë me kushte më të mira.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e rikonstruktuar falë një investimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me pushtetin vendor.
“Shkolla e re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor”, shkruan Rama.
Ky investim ka krijuar kushte moderne dhe komode për nxënësit dhe stafin e shkollës, duke përfshirë 12 klasa dhe laboratorë për Kiminë, Biologjinë, Fizikën dhe TIK-un.
Këtë vit shkollor janë rreth 25 shkolla të reja të cilat kanë mirëpritur rreth 10 mijë nxënës dhe mësues duke krijuar kushte moderne dhe të sigurta për mësim, zhvillim dhe edukim./ata