Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” në Durrës është një tjetër shkollë me standarde bashkëkohore e rilindur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të kësaj shkolle, teksa bëri të ditur se ajo do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues në mjediset e reja.

“Shkolla 9-vjeçare “Demokracia”, një tjetër shkollë me standarde bashkëkohore e rilindur në Durrës, që do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues në mjediset e reja”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Qeveria ka rritur investimet për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në të gjitha shkollat në vend.

Janë 100 shkolla që përgjatë vitit 2024 janë rehabilituar, ose janë në proces rehabilitimi. Ndërsa 40 kantiere të reja në të gjithë vendin tashmë janë hapur dhe brenda këtij viti shkollor edhe këto objekte arsimore do t’i shtohen kolanës së shkollave të rehabilituara që garantojnë standarde shumë të mira për nxënësit por edhe për mësuesit./ata