Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Egjipt.

Një autobus turistik është përmbysur në autostradën Suez-Kairo, duke plagosur 43 turistë, raporton egjiptian Cairo 24.

Në aksident, përveç drejtuesit të autobusit, janë lënduar edhe 11 turq, tre egjiptianë, dy anglezë, 21 rusë dhe 9 italianë, të cilët janë transportuar në kompleksin mjekësor të Suezit.

Ende po punohet për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Gjeneralmajor Tariq Hamid Al-Shazli, guvernatori i Suezit, urdhëroi ngritjen e nivelit të gatishmërisë në kompleksin mjekësor në Suez dhe thirrjen e ekipeve mjekësore për të trajtuar të plagosurit në aksident. /vizionplus.tv