Nga data 16 deri më 22 shtator, Shqipëria mikpret Javën Kulturore Britanike. Përmes një festivali një javor të kulturës, inovacionit e shkëmbimit krijues, Ministri i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se festohen lidhjet e ngushta midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Kjo javë do të sjellë konferenca, festivale, workshope speciale dhe evente që përfshijnë muzikën elektronike dhe diskutime.

Çelja e Javës Kulturore Britanike do të jetë mbrëmjen e së hënës me performancën “BED – In Memory of Derek Jarman”, në galerinë “Naan” në Tiranë, nga artisti Jez Dolan nga Manchester.

“BED – In Memory of Derek Jarman”, është një interpretim modern që pasqyron diversitetin e komunitetit LGBTQIA+ të vitit 2024. Çiftet që do të paraqiten gjatë performancës do të ndryshojnë çdo 45-60 minuta, dhe do të angazhohen në biseda të qeta, do të lexojnë ose do të flenë gjatë ditës.

Për të gjithë të apasionuarit pas kinematografisë, është rezervuar edhe një masterclass. Ky event ofron një mundësi të shkëlqyer për të mësuar nga një profesionist i njohur si regjisori Mike Figgis. Pjesëmarrësit që duan të jenë në të ardhmen kineastë, do të kenë mundësinë të eksplorojnë teknikat dhe qasjet e reja në film dhe të angazhohen në biseda të frytshme që ndihmojnë në avancimin e industrisë së filmit në Shqipëri.

Me 18 Shtator, ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Shqipëria do të diskutojnë praktikat më të mira në ligjin për statusin e artistëve. Me 19-të, do të ketë diskutime të hapura mbi Artet Vizuale.

Një hapësirë e veçantë i është rezervuar përgjatë kësaj jave edhe teknologjisë. Të rinjtë e qytetit verior të Hasit do të do të demonstrojnë aftësitë e reja që kanë fituar përmes projektit Alternative Pathëays.

Ndërsa për të rinjtë e kryeqytetit dhe jo vetëm, të apasionuar pas muzikës elektronike do të kenë mundësi që pas orës 23:00 të datës 20 shtator të shijojnë një atmosferë elektrizuese në parkingun e  sheshit “Skënderbe”. Artisë të këtij zhanri muzikor nga Britania e Madhe dhe Shqipëria premtojnë momente të pa harrueshme.

Kjo javë premtuese, sjell në Tiranë dhe Durrës më 21 dhe 22 Shtator edhe “EA Festival – Liri dhe transformim” kuruar nga akademikja dhe autorja e shumë librave, LEA YPI. Tematikat e diskutimeve lëvrojnë nga arti dhe letërsia te bujqësia e ripërtëritshme dhe drogërat haluçinative. Për më tepër, EA Festival i organizon ngjarjet e ndryshme në bashkëpunim me organizata të rëndësishme kulturore, duke përfshirë ‘’The Food Museum, Jockey Club Rooms, Gainsborough’s House, Battersea Power Station’’ dhe ‘’Essex Book Festival’’./Shqiptarja