Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se roli i Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe mbetet aktiv në mbrojtjen e grave në shoqëri.

Ai në mbledhjen e katërt të organizatës së Gratë për Vetëvendosje, ka thënë se shteti ka përgjegjësi të ndalojë çdo diskriminim dhe përjashtim.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, njëherësh kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Grave të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës është konsideruar deri vonë si një institucion ku punësoheshin vetëm burra.

“Ne e kemi ndryshuar këtë dhe vetëm përgjatë kësaj periudhe janë punësuar 72 gra,” ka thënë ajo.

/Kosovapress/