Të shtëna me armë zjarri u raportuan sot ndërsa ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president, Donald Trump, po largohej nga klubi i tij i golfit në Florida.

Sipas burimeve nga organet e rendit, Shërbimi Sekret po heton një incident me të shtëna pranë Trumpit kur ai po largohej nga klubi i tij i golfit në West Palm Beach në Florida, raportoi New York Post.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin”, tha në një deklaratë Drejtori i Komunikimit i Fushatës së Trumpit, Steven Cheung.

Sipas burimeve që kanë folur për New York Post, të shtënat me armë nuk kishin për qëllim ish-presidentin, por dy sulmues kanë pasur në shënjestër njëri-tjetrin.

“Dy persona shkëmbyen zjarr jashtë fushës së golfit të Trumpit në West Palm Beach. Të shtënat kishin në shënjestër njëri-tjetrin dhe nuk kishin në shënjestër Trumpin”, citoi e përditshmja të kenë thënë burimet./aa