Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se, “Shqipëria ka treguesin më të lartë të shlyrjes së borxhit me eksportet e mallrave për arsye të nivelit shumë të ulët të eksporteve krahasuar me vendet e rajonit”.

Në një deklaratë për mediet ai nënvizoi se, “Shqipërisë i duhen të ardhurat publike të 2.2 viteve fiskale për të shlyer borxhin, ndërkohë Kosovës i duhet 0,6 vit fiskal, Bosnjë-Hercegovinës 0.7 vit fiskal, Serbisë 1.1 vite, Malit të Zi 1.5 dhe Maqedonisë së Veriut i duhen të ardhurat publike të 1.7 viti fiskal për të shlyer borxhin.

Meta theksoi se, Shqipërisë i duhen eksportet e 7 viteve fiskale për të shlyer borxhin.

I pyetur nga gazetarët, lidhur me vendimin e Kuvendit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Meta e konsideroi si “një puç shumë i rëndë kundër Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë”./ata