Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, reagoi sot pas konferencës për shtyp të mbajtur nga kryetari i PD-së Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se Berisha ka marrë peng PD-në dhe po minon opozitën duke i shërbyer Ramës.
“Ajo që i kam kërkuar tre vite më parë është të largohet me dinjitet dhe të mos “vdesë” politikisht me turp. Ai qartazi ka zgjedhur këtë të dytën. Por mua nuk më shqetëson më halli personal i Sali Berishës, por fakti se për hallin e tij ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po minon opozitën duke i shërbyer Edi Ramës”, shprehet Basha./ata