Në landfillin e Korçës nga shoqëria aksionere ”Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë” u organizua një aktivitet edukues dhe informues me fëmijët mbi menaxhimin e mbetjeve.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e organizuara ku fëmijët pikturuan, krijuan objekte me sende të riciklueshme, mbollën lule, etj.
“Një ditë plot me aktivitete edukuese dhe informuese në landfillin e Maliqit, ku fëmijët mësuan të rejat për menaxhimin e mbetjeve, reduktimin, riciklimin dhe ripërdorimin e tyre për të mbrojtur mjedisin dhe Shqipërinë tonë. Edukojmë sot, që të kemi qytetarë të përgjegjshëm mot”, shkruan Rama.
Edukimi mjedisor natyror i ndihmon nxënësit të njihen me çështje të rëndësishme dhe jetike mjedisore si: ujin, ajrin, tokën, natyrën, biodiversitetin. Edukimi mjedisor është veprimtaria akademike dhe praktike, që përfshinë studimin sistematik të mjedisit dhe gjithë marrëdhënieve që e shoqërojnë; përmes vëzhgimeve dhe eksperimenteve. Përgjatë tyre nxënësit përfshihen emocionalisht dhe fizikisht; ata mësojnë për zgjidhjen e shqetësimeve dhe problematikave të ndotjes, mbetjeve, energjisë, ekonomisë
qarkulluese dhe mbrojtjen e dashurinë për natyrën./ata