Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln. Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut, një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante, është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit. Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë. Policia u kërkoi qytetarëve që ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit./ REL