Lamtumira e Di Marias me kombëtaren dhe fundi i afërt i karrierës së Lionel Messit kanë shqetësuar jo pak kampin e Argjentinës. Numri një i pankinës së kësaj kombëtarje, Lionel Scaloni u shpreh në një intervistë të dhënë së fundmi se bëhet fjalë për lojtarë të pazëvendësueshëm.
“Janë të pazëvendësueshëm. Ata nuk janë lojtarë që mund të zëvendësohen, është e pamundur. Nuk ka asnjë mundësi, të dy Fideo dhe Leo janë lojtarë unik.”- tha ai./BalkanWeb