Në rajone të ndryshme në kryeqytetin e Malit, Bamako, janë dëgjuar të shtëna armësh.

Sipas burimeve vendase, në orët e para të mëngjesit në rajone të ndryshme të kryeqytetit janë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime.

Disa përdorues të medias sociale në postimet e tyre kanë pretenduar se ka patur një sulm ndaj një objekti ushtarak, ndërsa në videot e ndara vërehet tym që ngrihet nga një pjesë e qytetit.

Pas grushteve të njëpasnjëshme ushtarake në Mali në 2020 dhe 2021, Assimi Goita u bë president i procesit të tranzicionit./aa