Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim përfaqësuesin e Përhershëm Rajonal të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa.

Malaj theksoi se bashkëpunimi me FMN-në, mbetet i një rëndësie të veçantë në drejtim të financave publike dhe reformave që po zbaton Qeveria Shqiptare.

“Diskutuam mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike”, deklaroi Mala.

Ministri informoi se i shprehu përfaqësuesit të FMN-së, Sosa angazhimin e Ministrisë së Financave për të vijuar punën për konsolidimin fiskal dhe adresimin e sfidave të përbashkëta./ata