Salvatore “Totò” Schillaci ka vdekur. ”Bombarduesi” i futbollit italian të viteve ’90 vdiq sot në moshën 59 vjeçare, shkruan ilfattoquotidiano.it.

I shtruar prej disa javësh në repartin e Pneumologjisë në spitalin Qytetar të Palermos, gjendja e tij ishte përkeqësuar orët e fundit.

Ish kampioni kishte kohë që luftonte me kancerin e zorrës së trashë.

“Për Italinë, sytë dhe golat e Schillaci përfaqësonin simbolin e netëve magjike të Kupës së Botës ’90, por për Palermon janë shumë më tepër. Për këto arsye dhe në marrëveshje me familjen, administrata komunale, për t’i bërë nderimet e duhura Schillaci, duke vënë në dispozicion stadiumin ”Barbera” për përgatitjen e funeralit të tij”, theksoi kryembashkiaku i Palermos, Roberto Lagalla.

”I shpreh ngushëllimet e mija dhe të Palermos familjes së Totò Schillaci në këtë moment dhimbjeje të thellë”, thekson Lagalla./ata