Trupa të shtuara të KFOR-it, përkatësisht të karabinierëve, por edhe të shteteve tjera, ndodhen mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ka gati dy orë që këto trupa po qëndrojnë në këtë vend, raporton KosovaPress.
Një burim brenda karabinierëve, i ka thënë KosovaPress-it se kjo po ndodhë si pjesë e një trajnimi periodik për të “testuar procedurat dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale”.
Trupat vijuan qëndrimin mbi urë edhe gjatë orëve të mbrëmjes. /KosovaPress/