Më shumë se shtatë mijë ushtarakë ukrainas aktualisht konsiderohen të zhdukur.
Oleh Kotenko, komisioneri për personat e zhdukur tha se kjo shifër përfshin të vdekurit dhe të zënit rob.
Ai tha se rreth 60 deri në 65 për qind e njerëzve të zhdukur zakonisht rezultojnë të jenë në robëri, ndërsa pjesa tjetër mund të mos jetë më gjallë.
“Shpresojmë që ata njerëz që ne kërkojmë si persona të zhdukur, me të vërtetë janë kapur rob”, tha Kotenko, raporton skynews.
Deri më tani, Ukraina ka arritur të sjell në shtëpi 2,235 të burgosur lufte, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.