Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për lajmin e trishtë të vdekjes së ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se ai ka qenë një model pozitiv për të rinjtë, duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Ai shprehu ngushëllimet e tij familjarëve të Bogdanit.

 

Postimi i Ilir Metës:

Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!/GazetaShqiptare