Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të tjerë të saj u vranë dhe gjashtë u plagosën gjatë luftimeve në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se ushtarët u vranë gjatë luftimeve në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Gjashtë ushtarë thuhet se janë plagosur gjithashtu në të njëjtën zonë.
Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, që nga 7 tetori 2023, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, 713 ushtarë izraelitë janë vrarë, prej të cilëve 346 gjatë ofensivës tokësore.
Nga ana tjetër, 41.252 palestinezë janë vrarë, përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra në sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar në Rripin e Gazës. Ndërsa janë plagosur 95.497 palestinezë.
Mijëra trupa të tjerë të palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite besohet se ende janë nën rrënoja./aa