Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogadani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, do të përcillet sot drejt banesës së fundit.

Homazhet në nderim të tij, po mbahen në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të vijojnë deri në orën 12:00, ndërsa më tej do të përcillet drejt banesës së fundit, në varrezat e “Sharrës”.

Në nisje të homazheve, fillimisht janë paraqitur deputetët e PD, Flamur Noka, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Po ashtu, në homazhe ishte e pranishme dhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Kuvendi ndërpreu aktivitetet e saj, duke shtyrë edhe punimet e seancës plenare të parashikuara mëngjesin e sotëm, por që tashmë do të zhvillohet pasdite. Partia Demokratike, po ashtu e ka shpallur ditë zije, ditën e sotme, duke anuluar të gjitha aktivitetet në gjithë vendin

Ish-deputeti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator 2024 për shkak të një arresti kardiak.  Gerti ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe la pas dy fëmijë, Ajrën dhe Reinartin./ata

v