Shkolla “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe ka hapur dyert këtë vit shkollor me ambiente tërësisht të rikonstruktuara.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Shkolla e rilindur “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe, sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive”, u shpreh kryeministri.

Falë këtij investimi të Ministrinë e Arsimit dhe Sportit janë përmirësuar kushtet e mësimdhënies të kësaj shkolle që iu shërben rreth 200 nxënësve, duke e kthyer përfundimisht në një hapësirë të standardit bashkëkohor./ata