Konflikt në një familje afgane të strehuar në Shëngjin. Babai ka dhunuar vajzën e tij të mitur. Policia ka ndaluar babain e të miturës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar babanë e të miturës të ushtrojë dhunë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa vajza e mitur ka kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjes.

Në Shëngjin vijojnë të qëndrojnë prej gati 2 vitesh një numër i konsiderueshëm afganesh të cilët i larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga tabanët.