Një tjetër aksident ka ndodhur në një nga galeritë e një subjekti minerar në Bulqizë.
Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme kur minatori Atli Alimani 55 vjeç gjatë punës është aksidentuar rëndë në këmbë. Fillimisht aksidenti është pikasur nga minatorët e tjerë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit të plagosur dhe e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës.
Sipas mjekëve, minatori kishte plagë të rënda në këmbë dh ky fakt i ka detyruar ta dërgojnë me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje. Mësohet se në komisariat janë shoqëruar drejtuesit teknik dhe po merren në pyetje.