Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, është zotuar se së shpejti do të shpallë disa projekte që do të forcojnë më tej forcën e ushtrisë turke në tokë, ajër dhe det.
“Ne jemi në fazën që projektet tona të industrisë së mbrojtjes, të cilat po i kryejmë me kujdes, zell dhe vendosmëri, të plotësojnë fuqitë tona politike dhe ekonomike”, tha presidenti ErdoÄŸan në një darkë iftari me brigadën e ndihmës humanitare të ushtrisë turke në Ankara.
ErdoÄŸan tha se ushtria turke po bën histori me sukseset e saj “nga siguria kufitare te përpjekjet kundër terrorizmit, nga misionet ndërkombëtare te aktivitetet e ndihmës humanitare”, si dhe shtoi se ata po rindërtojnë rajonet e goditura nga tërmeti në përputhje me realitetet e rajonit.
Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 tronditën 11 provinca turke, duke prekur mbi 13.5 milionë njerëz në Türkiye, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.
“Ne u kemi ofruar 3.3 milionë familjeve shtëpi të sigurta dhe paqësore me projektet tona të transformimit urban, si dhe 1.2 milionë familjeve të tjera shtëpi të TOKI-t (Agjencia e Strehimit e Türkyes). Në të njëjtën kohë, ne në mënyrë të planifikuar po rinovojmë ndërtesat tona publike”, tha ErdoÄŸan.
Më tej, presidenti turk përmendi kërcënimet politike dhe humanitare që rrethojnë Türkiyen, duke theksuar se “krizat politike, konfliktet, luftërat e tensionet” asnjëherë nuk mungojnë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rajonin ku ndodhet Türkiye./AA