Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro theksoi se ndryshimet në ligjin “Për aktivitetet e turizmit detar” synojnë formalizimin e këtij tregu dhe nxitjen e këtij aktiviteti që vjen në shërbim dhe diversifikon paketën turistike.
Në fjalën e saj, Kumbaro tha se “më konkretisht drejtuesit teknikë dhe administratorët nuk duhet të sjellë më dokumente shtesë për provën e gjuhës së huaj si dhe shfuqizohet gjithashtu edhe licencimi i detyruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, mjafton vetëm plotësimi i dokumenteve për mjetet motorike si dhe certfikimi nga ministria e Mjedisit dhe Turizmit”.
Ministrja Kumbaro tha se “është kthyer në standard për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit që teksa nga një anë sezoni turistik vazhdon por nga vëzhgimet e përditshme që i bëjmë sezonit veror kur është edhe piku të ndjekim edhe ecurinë e akteve ligjore me qëllim që të rrisim standardet në shërbimet turistike , por sidomos të rrisim sigurinë e pushuesve, të lehtësojmë bizneset dhe natyrisht të ofrojmë edhe një sezon edhe më të gjatë në një ekuilibër të denjë në interesit të publikut dhe mbështetje të operatorëve privatë në këtë industri”.
“Në këtë frymë sjellim edhe propozimet e ndryshuara në pr/ligjin për aktivitetin e turizmit detar ku synojmë lehtësimin e procedurave në ushtrimin e aktiviteteve të turizmit detar të shëtitjeve me me varka, skaf, motorë, ujë që gjatë sezonit veror frekuentohet nga mijëra turistë vendas e të huaj dhe synojmë heqjen e e barrierave burokratike në aktet ligjore nënligjore, por që e kanë të varur goxhdën tek ligji për turizmin detar”, nënvizoi Kumbaro.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “ky lloj turizmi është një aktivitet i ri në sektorin e turizmit dhe nuk kemi trashëguar një traditë në fushën e turizmit detar qoftë për arsye historike të hershme ku përgjithësisht kur armiku imagjinar na vinte prej detit, por edhe në periudhën e tranzicionit. Në vitin 2014 u hoq moratoriumi i lëvizjes të mjeteve motorike zbavitëse detare. Të gjendur mes një harte detare ku rrethohemi nga gjigandët e turizmit që kanë të paktën një shekull e zhvillojnë këtë lloj turizmi falë nxitjes e turizmit dhe rritjes së numrit të turistëve, tregu privat ecën më shpejt se vetë aktet ligjore”.
“Në 2020 u miratua ligji mund t’u them nëse në 2021 kishim 10 turoperatorë shqiptarë të certifikuat nga MMT kemi sot mbi 160 të tillë ku rreth 58 janë certifikuar në 2024, gjë që tregon interesin në rritje”, tha Kumbaro.
Ministrja kumbaro tha “se deri në fund të gushtit kishim .8.5 milionë turistë. Operatorët turistikë detarë do ta mirëpresin miratimin e këtij ligji që për sezonin e ardhshëm do të sjellë rritje në cilësi, standard dhe lehtësi në biznesin privat në këtë sektor”./ata