Në UAlbania ka nisur sot raundi i dytë i aplikimeve për përzgjedhjen e degëve në universitete.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se “mbi 16 mijë studentë janë regjistruar në raundin e parë në universitetet shqiptare”.
Aplikimi për raundin e dytë do të jetë deri më 21 shtator, ndërkohë që maturantët do të përzgjedhin një nga 10 programet e studimit në universitete.
Edhe këtë vit degët më të preferuara mbeten ato të Inxhinierisë Informatike, Mjekësisë dhe Ekonomisë.
Raundi i parë i aplikimit në universitete u krye nga 30 gushti deri më 13 shtator./ata