Forcat izraelite vazhdojnë sulmet e tyre brutale në Rripin e Gazës, por edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar, si dhe brutaliteti i ushtarëve izraelitë ilustrohet më së miri nga një video që tregon ata duke shkelmuar dhe hedhur trupat e palestinezëve të vrarë nga çatia e një ndërtesë.

Videoja është publikuar në rrjetet sociale dhe është xhiruar gjatë bastisjes së djeshme të kryer nga ushtarët izraelitë në qytetin Kabatiya pranë Jeninit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Gjatë bastisjes, ushtarët izraelitë rrethuan ndërtesën dhe vranë të paktën tre palestinezë.

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë i hodhën në tokë trupat e të vrarëve nga çatia e ndërtesës.

Këtë e konfirmojnë videot e publikuara në rrjetet sociale.

Dëshmitarët okularë thanë se trupat e palestinezëve të vrarë më vonë u morën atje nga buldozerët e ushtrisë izraelite./TRT