Prabowo Subianto u betua sot si presidenti i tetë i Indonezisë, duke pasuar qeverisjen dhjetëvjeçare të Joko Widodos.

Ceremonia e inaugurimit u mbajt në Xhakartë, ku kanë marrë pjesë personalitete të huaja, tha Jakarta Globe.

Prabowo, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes në kabinetin e Joko Widodos, u zgjodh në shkurt.

Ai është planifikuar të shpallë emrat e ministrave të kabinetit të tij më vonë gjatë ditës./aa