Rreth 200 bletërritës kanë marrë pjesë në panairin e Mjaltit në Librazhd i cili organizohet për të 7 vit me radhë.

Janë rreth 6 mijë koshere në të gjithë bashkinë e Librazhdit duke e bërë këtë zonë një nga prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit në vend.

Duke nisur nga parku kombëtar i Shebenikut e deri në Sopot, zona është e pasur me bimësi, çka i siguron bletës ushqim të pastër e për pasojë një mjaltë cilësor./TopChannel