Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u takua me homologun e Maltës, Ian Borg.

Gjatë takimit, ata diskutuan mbi angazhimet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe mbi koordinimin për situatën e sigurisë në rajon.

“E përgëzova për punën e shkëlqyer të tij dhe të Maltës si Kryesues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe anëtar të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, shprehet kryediplomati shqiptar në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Hasani deklaron se Shqipëria  mbështet plotësisht përpjekjet e admirueshme të Maltës, në mbështetje të multilateralizmit gjatë kohërave sfiduese./ata