Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me denincimin e disa banorëve se vëllai i kandidatit të PS për bashkinë e Kukësit, Safet Gjici i ka kërcënuar për votat.
Sipas policisë, shtetasit e përfshirë në konflikt janë B. S., N. S., të dy banues në fshatin Bushat, Q. H. dhe L. Gj., të dy banues në Kukës.
Policia shoqëruar në Komisariat, automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin qarkullonin shtetasit Q. H. dhe L. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, palët e përfshira në konflikt nuk kanë ngritur pretendime që gjatë konfliktit të jenë kanosur me armë, për asnjë motiv, por kanë deklaruar se konflikti ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, të katërt shtetasit e shoqëruar u lanë të lirë.