Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut Afrim Gashi.
Spiropali u prit sot në Shkup me ceremoni zyrtare nga kryeparlamentari Gashi.
Pas takimit, Spiropali dhe Gashi do të japin një deklaratë për mediet.
Gjatë vizitës, Spiropali do të takohet edhe me personalitete të tjera të larta në Maqedoninë e Veriut si Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut si dhe me kryetarin e LSDM, Venko Felipče.
Pjesë e axhendës së Spiropalit është edhe takimi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski.
Më pas Spiropali do të zhvillojë një vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës, si dhe në Muzeun e Kongresit te Manastirit, Manastir./ata