Ligue 1 po bëhet gjithmonë e më shumë interesant. U desh ndalesa e parë sezonale e kampionëve të PSG-së që kampionati francez të bëhet tashmë edhe më interesant. Skuadra e Luis Enriques nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1-1 në sfidën e zhvilluar ndaj Reims në transertë.
Barazim të cilin e shfrytëzuan ndjekësit më të afërt. Olimpique i Marseille arriti të fitonte një sfidë të “çmendur” teksa mposhti vetëm në kohën shtesë Lionin me rezultatin 2-3. Ekipi i De Zerbit tregoi një forcë të madhe karakteri teksa i’u desh të luante thuajse të gjithë sfidën me 10 lojtarë, pas largimit me karton të kuq që në minutën e 5-të të belardit. Goli i fitores u shënua nga Rowe vetëm në minutën e 95-të, ndërkohë që vendasit kishin barazuar rezultatin në 2-2 vetëm 2 minuta më parë me Cherki.
Fitore të rëndësishme arriti edhe Monaco. Pas suksesit në Champions ndaj Barcelonës, skuadra nga principara mundi në shtëpi me rezultatin 3-1 ekipin e Le Havre.
Ndërkohë për t’u theksuar se në këtë javë të 5-të të kampionatit francez spikati edhe futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili arriti të realizonte një dopietë, që gjithsesi nuk mjaftoi për skuadrën e Lillë, e cila u ndal në një barazim spektakolar në fushën e saj ndaj Strasburg 3-3.
Pas javës së 5-të në Ligue 1, kryesojnë PSG, Monaco dhe Marseille me nga 13 pikë, duke konfirmuar që në këtë sezon se do të jenë ato skuadrat që mund të rivalizojnë për titullin kampion deri në fund./BalkanWeb